100-vjetori i lindjes së Violeta Manushit, Arkivi i Filmit nis punën për restaurimin e veprave të aktores së madhe
Një shekull më parë, lindi në Korçë aktorja e madhe e skenës, Violeta Manusha. Me talentin e saj të rrallë, me humorin e ngrohtë, me humanizmin e thjeshtësinë që përcillte në çdo rol, ajo krijoi personazhe që mbeten të gjalla në kujtesën e publikut ende edhe sot. Arti i saj ishte i thjeshtë në dukje, por i thellë në ndjenjë; plot jetë, fisnikëri dhe dashuri për njeriun. Në çdo interpretim, Violeta Manushi sillte një prani të veçantë, një kombinim të elegancës, spontanitetit dhe shpirtit popullor që e bëri atë të paharrueshme për breza të tërë. Një nga rolet e saj më ikonike mbetet personazhi i Ollgës në filmin “Zonja nga qyteti”, (Milkani, 1976) një figurë që u bë pjesë e pandashme e kujtesës kulturore shqiptare...
Burimi:
top-channel.tv