Kultivonin kanabis në Memaliaj/ Procedohen dy vëllezërit, një në pranga e një në kërkim
Një operacion antidrogë është finalizuar në Memaliaj, ku policia ka goditur një rast të dyshuar të kultivimit të kanabisit në malin Mukaj. Në pranga ka rënë Klajdi Oruçi, 28 vjeç, ndërsa vëllai i tij, Xhon Oruçi, 29 vjeç, është shpallur në kërkim. Në kuadër të hetimeve është proceduar në gjendje të lirë edhe Shkëlqim Malka, 57 vjeç, kryetar i fshatit Izvor, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në zonën e kultivimit janë gjetur 145 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat janë asgjësuar. Njoftimi i policise Memaliaj/Finalizohet operacioni i koduar “Vjeshta”. Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në malin Mukaj. Vihet në pranga një 28-vjeçar dhe shpallet në kërkim vëllai i tij, autorë të dyshuar të këtij rasti. Vihet në hetim kryetari...
Burimi:
gijotina.com