”Kulmin e pati me 1500 veta kjo protestë”, Rama: Nesër do të ekspozojmë gjëra të tjera

”Kulmin e pati me 1500 veta kjo protestë”, Rama: Nesër do të ekspozojmë gjëra të tjera

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje studentëve dhe qytetarëve që kundërshtojnë qeverinë të distancohen nga aktet e dhunës, duke theksuar se protestat paqësore janë një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike. Ai theksoi se protesta paqësore mbetet një e drejtë e paprekshme e qytetarëve, duke iu referuar edhe pjesëmarrjes në tubimin e fundit. Sipas Ramës, në kulmin e saj, turma arriti në rreth 1,500 persona, mes të cilëve, sipas tij, kishte edhe studentë idealistë, por të ndikuar nga ide radikale. Kryeministri përmendi gjithashtu lëvizjen ANTIFA, duke pretenduar se disa prej pjesëmarrësve ishin radikalizuar nga teori që e lidhin dhunën me arritjen e objektivave politike. “Atyre u them të distancohen nga dhuna. Idetë janë çështje zgjedhjeje, dhuna nuk është ide, është krim, armik i...