Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

Një masë e bardhë betoni, me forma të lakuara dhe e mbështetur mbi një varg kolonash, qëndron pezull si një re gjigante mbi Parkun Rinia. Kjo është pamja që ofrojnë vizualizimet e projektit për një kullë të re 78 metra të lartë, të hartuar nga studioja daneze Bjarke Ingels Group, BIG, e shpallur të enjten fituese e një konkursi ndërkombëtar për zhvillimin e truallit ku ndodhet kompleksi “Tajvani”. Kryeministri Edi Rama e prezantoi projektin si një “ëndërr të re” për Tiranën dhe pretendoi se ndërhyrja do të rriste sipërfaqet e gjelbra dhe praninë e ujit në park. Por për urbanistë, arkitektë dhe kritikë të modelit të zhvillimit të Tiranës, projekti përfaqëson të kundërtën. Ata shprehen sy ky është një tjetër hap drejt betonizimit përfundimtar të...