‘Kukull e Sorosit’/ Elon Musk paralajmëron padi ndaj regjisorit për dokumentarin mbi jetën e tij

‘Kukull e Sorosit’/ Elon Musk paralajmëron padi ndaj regjisorit për dokumentarin mbi jetën e tij

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar dokumentarin ‘Musk’ të Alex Gibney dhe, sipas raportimeve, ka kërcënuar me veprime ligjore për pretendimet e bëra në film. THE EXPRESS TRIBUNE Elon Musk ka kritikuar regjisorin Alex Gibney pas premierës së dokumentarit ‘Musk’ në Festivalin e Filmit në Venecia, duke e akuzuar atë se ka bërë një “film sulmues” kundër tij, si dhe, sipas raportimeve, duke kërcënuar me veprime ligjore për pretendimet e bëra në film. Musk publikoi një seri postimesh në X duke sulmuar Gibney-n, duke e përshkruar regjisorin fitues të çmimit Oscar si dikë me “zero integritet” dhe si “një plak të hidhëruar që e ka humbur fillin prej kohësh”. Ai gjithashtu e quajti dokumentarin katërorësh “tepër të mërzitshëm” dhe pretendoi se filmi ishte një “operacion psikologjik”....