Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit, së bashku me pjesën më të madhe të fshatrave të bashkisë, ka mbetur pa energji prej rreth 7 orësh. Vështirësi në furnizimin me energji raportohen edhe në bashkitë Has dhe Tropojë. Ndërkohë, kushtet e pafavorshme atmosferike kanë ndikuar edhe në qarkullimin rrugor. Në disa akse nacionale janë konstatuar rënie gurësh dhe dherash në rrugë, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Drejtuesit këshillohen të tregojnë kujdes të veçantë gjatë udhëtimit. Megjithatë, përtej problematikave të shkaktuara nga moti i keq, reshjet kanë sjellë edhe një lajm pozitiv për zonën. Shtimi i prurjeve ujore ka nisur të reflektohet në liqenin e Kukësit, ku ditën e...