Kukësi i pari, Pogradeci katastrofë, Alidema 4 gola me Besëlidhjen
Pogradeci nuk kalon në shtëpi Orikun (0-0) duke bërë surprizën më të madhe të javës së 8-të në Kategori të Parë. Edhe supersfida Bylis- Besa u ndal po 0-0 ndërsa ka përfituar Kukësi i cili falë fitores 1-0 me Kastriotin e sheh vetën në vend të parë. Korabi kalon 1-0 Burrelin që pati në debutim trajnerin Klevis Dalipi ndërsa në Lezhë, Besëlidhja fitoi 5-2 ndaj Sopotit. E veçanta në këtë takim ishte fakti që Alidema shnoi 4 nga 5 golat e skuadrës së Josës duke marrë dhe kryesimin te lista e golashënuesëve të këtij niveli. Java e 8-të: Bylis- Besa 0-0 Besëlidhja- Sopoti 5-2 Korabi- Burreli 1-0 Kukësi- Kastrioti 1-0 Pogradeci- Oriku 0-0 Iliria-Flamurtari luhet nesër ora 13:30/Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al