Kukës/ Plagosja me armë në Krumë, vetëdorëzohet 30-vjeçari, i sekuestrohen pistoleta dhe kallashnikovi

Kukës/ Plagosja me armë në Krumë, vetëdorëzohet 30-vjeçari, i sekuestrohen pistoleta dhe kallashnikovi

Një 30-vjeçar me inicialet F. D., banues në Krumë, është arrestuar nga Policia e Kukësit, pasi dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar. Ngjarja ndodhi më 8 shtator, në rrugën e quajtur “Kryqëzimi i Spitalit”, në Krumë, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas Policisë, F. D. dyshohet se ka qëlluar me armë në këmbë shtetasin J. A., 28 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, 30-vjeçari u largua nga vendi, por pas kërkimeve të Policisë dhe negociatave me familjarët, u vetëdorëzua në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, duke dorëzuar edhe pistoletën që dyshohet se përdori në plagosje. Gjatë kontrolleve në automjet dhe banesë, Policia sekuestroi gjithashtu një kallashnikov, dylbi, antiplumb dhe municion luftarak. Njoftimi i Policisë: DVP Kukës...