No Image Available

Kujdes shoferë! 7 orë pa qarkullim, bllokohet dytësorja nga Mbikalimi i Kamzës te ai i Kasharit

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, në segmentin nga Mbikalimi i Kamzës deri te Mbikalimi i Kasharit. Kufizimi i qarkullimit do të nisë në orën 22:00 të kësaj të enjteje, 19 nëntor, dhe do të vijojë deri në orën 05:00 të mëngjesit të së premtes. Shkak për bllokimin janë punimet për montimin e trarëve të mbikalimit në Nyjen e Laknasit, në kuadër të fazës së tretë të zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërprerja do të prekë të dyja senset e lëvizjes në rrugën dytësore, në krahun e djathtë të segmentit Kamëz-Kashar. Përgjatë zonës së punimeve do të vendoset sinjalistikë e përkohshme për orientimin e drejtuesve të automjeteve. Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që do të udhëtojnë gjatë natës të planifikojnë paraprakisht itinerarin dhe...