“Kujdes nëse transferohesh te Bayern”, ish-mesfushori i bavarezëve këshillon yllin e ri të Bundesligës
31 Tetor 2026 16:41 Telesport Ish-mesfushori difensiv i Bayern Munich, Dietmar Hamman, tashmë në rolin e analistit, ka këshilluar yllin e ri të Bundesligës, Wael Mouhya, të mos nxitohet për t’u transferuar te kampionët në fuqi të Bundesligës, pas interesimit të vazhdueshëm të këtyre të fundit. “Do të preferoja që ai të qëndronte te Borussia Monchengladbach edhe për një ose dy vite të tjera. Nëse shkon në Bayern Mynich shumë herët dhe nuk luan, do të të huazojnë, dhe atëherë situata bëhet e paqëndrueshme. Është më mirë për lojtarin që të qëndrojë edhe për një ose dy vite të tjera, aty ku është”, tha Hamman për Sky Sports Germany. Mouhya ka regjistruar shtatë paraqitje në kampionat këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë...
Burimi:
telesport.al