‘Kufizimi i sekuestrimeve, arrestit, përgjimeve…’-Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Ngadalëzon zbulimin e krimeve
foto ilustruese Reagimi i plotë i Shoqatës së Prokurorëve: Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të nismës ligjore të prezantuar nga Këshilli i Ministrave, për një sërë ndryshimesh në Kodin e Procedurës Penale, e konsideron të domosdoshme, që në ushtrim të veprimtarisë së saj, të shprehë këtë qëndrim zyrtar si vijon. Së pari, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë mbështet në parim çdo nismë ligjore që synon përmirësimin e sistemit të drejtësisë penale, përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian dhe të vendeve anëtare të saj, si dhe forcimin e garancive për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Mbrojtja e të drejtave të personit nën hetim dhe të pandehurit nuk është pengesë për drejtësinë penale, por...
Burimi:
zeri.ai