Kufizim të nxënësve të huaj në klasa dhe ndalim të burkas e hixhabit, Meloni: Fëmijët tanë nuk duhet të ndjehen pakicë

Kufizim të nxënësve të huaj në klasa dhe ndalim të burkas e hixhabit, Meloni: Fëmijët tanë nuk duhet të ndjehen pakicë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka njoftuar një paketë të re masash për shkollat, e cila pritet të paraqitet së shpejti në Këshillin e Ministrave dhe që përfshin një kufi të përcaktuar me ligj për numrin e nxënësve të huaj në çdo klasë, si dhe ndalimin e burkas dhe hixhabit në institucionet arsimore. Njoftimi u bë nga Meloni gjatë festivalit Fenix, organizuar nga organizata rinore e partisë së saj, Vëllezërit e Italisë.Sipas kryeministres italiane, paketa do të parashikojë gjithashtu që prindërit e nxënësve të huaj që përballen me probleme serioze të integrimit në shkollë të mësojnë gjuhën italiane. Meloni argumentoi se njohja e gjuhës dhe respektimi i rregullave të vendit janë pjesë e procesit të integrimit.“Një masë do t’i paraqitet Këshillit të Ministrave që prezanton një...