Kuçana: KLSH kërkoi shkarkimin e Andrea Shllakut, Rama e promovon në krye të Portit të Durrësit!
Një denoncim i pedagoges Ilirjana Kuçana ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si trajtohen rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në institucionet publike. Sipas Kuçanës, Andrea Shllaku, i cili më parë drejtonte Divizionin Operacional të Portit të Durrësit, ishte subjekt i një rekomandimi të KLSH-së për masë disiplinore deri në shkarkim nga detyra. Megjithatë, në vend që të përballej me këtë masë, ai është promovuar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Portit të Durrësit. Kuçana kërkon ndërhyrjen e SPAK-ut për të hetuar gjetjet e auditimit, përgjegjësitë dhe rrethanat e emërimit të Shllakut, duke ngritur shqetësimin për moszbatimin e rekomandimeve të institucioneve të kontrollit. Reagimi i Kuçanës: SKANDAL NË PORTIN E DURRËSIT! KUR KLSH KËRKON SHKARKIMIN, RAMA E PROMOVON! Kjo është fytyra e...
Burimi:
syri.net