Kuajt e Trojës në BE/ Marta Kos paralajmëron ndëshkime për anëtarët e ardhshëm

Kuajt e Trojës në BE/ Marta Kos paralajmëron ndëshkime për anëtarët e ardhshëm

Bashkimi Evropian po përgatitet të ndryshojë mënyrën e zgjerimit me vendet kandidate, duke paralajmëruar njëkohësisht masa të reja mbrojtëse për anëtarët e ardhshëm. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka bërë të ditur se Komisioni Evropian do të prezantojë më 30 shtator propozime për një qasje më ambicioze ndaj integrimit gradual. Në fokus do të jenë sektorët strategjikë që, sipas saj, do të përcaktojnë të ardhmen e kontinentit: energjia, transporti, lëndët e para kritike, rrjetet dixhitale dhe infrastruktura e inteligjencës artificiale. Por paralajmërimi më i fortë i Kos lidhet me vetë vendet që do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Komisionerja riktheu termin “Kuajt e Trojës”, duke thënë se në Bruksel po diskutohet për mekanizma mbrojtës që do të garantonin se shtetet e reja nuk do...