“Ku janë vlonjatët? Turp për ta!” Mzeu Hebraik në Vlorë përplas qytetarët me efektivët

“Ku janë vlonjatët? Turp për ta!” Mzeu Hebraik në Vlorë përplas qytetarët me efektivët

pamje nga protesta VLORË-Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar në Qendrën Historike, pranë godinës ku në vitin 1908 u ngrit Klubi Patriotik “Labëria”. Situata është tensionuar ku efektivët janë bërë gardh për të ndaluar qytetarët, të cilët kërkojnë ndalimin e projektit. Në zonë ka nisur restaurimi i godinës historike, gjë që ka nixitur tubimet e qytetarëve para kantierit të muzeut. Protestuesit kundërshtojnë kërkojnë ndalimin e projektit, pasi pretendojnë se ndërtimi po bëhet në godinën e Klubit Patriotik “Labëria”, të cilin e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të qytetit. Godina e Klubit “Labëria”, sot Muzeu Etnografik, është monument kulture që prej vitit 1963 dhe lidhet drejtpërdrejt me veprimtarinë patriotike që i parapriu Pavarësisë. Në vendin ku po zhvillohen aktualisht...