“Ku janë vlonjatët? Turp për ta!” Muzeu Hebraik në Vlorë përplas qytetarët me efektivët
pamje nga protesta VLORË-Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar në Qendrën Historike, pranë godinës ku në vitin 1908 u ngrit Klubi Patriotik “Labëria”. Situata është tensionuar ku efektivët janë bërë gardh për të ndaluar qytetarët, të cilët kërkojnë ndalimin e projektit. Në zonë ka nisur restaurimi i godinës historike, gjë që ka nixitur tubimet e qytetarëve para kantierit të muzeut. Protestuesit kundërshtojnë kërkojnë ndalimin e projektit, pasi pretendojnë se ndërtimi po bëhet në godinën e Klubit Patriotik “Labëria”, të cilin e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të qytetit. Godina e Klubit “Labëria”, sot Muzeu Etnografik, është monument kulture që prej vitit 1963 dhe lidhet drejtpërdrejt me veprimtarinë patriotike që i parapriu Pavarësisë. Në vendin ku po zhvillohen aktualisht...
Burimi:
zeri.ai