Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Luciana Kokaj, Arben Kola, Dritan Goxhaj dhe aktivistët e tjerë që u identifikuan me protestën shumëjavore në Tiranë kanë sot një përgjegjësi publike: të sqarojnë rolin e tyre në zhvillimet e fundit. A vazhdojnë të ndikojnë në organizimin e saj? A pajtohen me mënyrën se si po zhvillohet? Kush i merr vendimet dhe kush u bën thirrje pjesëmarrësve për veprim? Përpara se të ngrihen dyshime, duhen vendosur faktet. Nuk mund të thuhet në bllok se nismëtarët janë zhdukur sepse më 12 tetor, Arben Kola dhe Dritan Goxhaj u raportuan të shoqëruar nga policia gjatë protestës. Ky raportim dokumenton praninë e tyre atë ditë, por nuk sqaron rolin që kanë në organizimin e tubimeve të mëvonshme. Ndërkohë, sipas një raportimi të 14 tetorit, Goxhaj deklaroi se...
Burimi:
kohajone.com