“KU GABUAM… ?”/ Pandeli Majko fajëson politikën: Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh
Ish-Kryeministri shqiptar Pandeli Majko ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimeve të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar situatën si një moment që kërkon reflektim politik dhe historik. Në reagimin e tij, Majko ngre pyetjen “Ku gabuam?”, duke argumentuar se vendimet e fundit kanë hapur një debat që, sipas tij, shkon përtej aspektit juridik dhe lidhet edhe me mënyrën se si do të trajtohet trashëgimia e UÇK-së dhe lufta e Kosovës në të ardhmen. Majko shprehet se një pjesë e akuzave dhe proceseve lidhen me zhvillimet pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe me përplasjet politike të periudhës së pasluftës. Ai ngre gjithashtu shqetësimin se vendimet e gjykatës mund të ndikojnë në mënyrën se si kjo periudhë...
Burimi:
ntv.al