KU-Fest mbyll edicionin e tretë, Shkëlqim Islami shpallet aktori më i mirë i festivalit
Pas gjashtë ditësh të mbushura me teatër, art dhe krijimtari nga rajoni, Festivalit Ballkanik të Teatrit KU-Fest i është ulur sipari i edicionit të tretë në Kumanovë. Nata përmbyllëse kurorëzoi artistët dhe shfaqjet më të spikatura të festivalit, ndërsa çmimi kryesor, “Sefedin Nuredini”, Aktori më i mirë i festivalit, iu dha aktorit Shkëlqim Islami. Islami u vlerësua për interpretimin e tij në shfaqjen “Rinoqerontët”, duke marrë një prej çmimeve më të veçanta të KU-Fest, që mban emrin e Sefedin Nuredinit. Vlerësimi për interpretimin e tij u bë një nga momentet qendrore të mbrëmjes së fundit, e cila solli në skenë edhe një seri çmimesh për artistët dhe krijuesit pjesëmarrës. Çmimi për Shfaqjen më të mirë shkoi për “Nëna”, ndërsa Regjia më e mirë iu dha...
Burimi:
kultplus.com