Kryezjarr, përfundon rehabilitimi i rrugës që lidh fshatin me nënstacionin elektrik

Kryezjarr, përfundon rehabilitimi i rrugës që lidh fshatin me nënstacionin elektrik

Pas përfundimit të punimeve për nënstacionin elektrik dhe linjën e interkonjeksionit, Bashkia Elbasan ka përfunduar rehabilitimin e segmentit rrugor që lidh nënstacionin me fshatin Kryezjarr. Rruga, me një gjatësi prej rreth 800 metrash, ishte një nga kërkesat e banorëve të zonës dhe pjesë e angazhimeve të marra nga Bashkia. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me deputeten Evis Kushi, inspektuan nga afër punimet në këtë segment, duke theksuar se investimi vjen në vijim të përfundimit të Unazës së Kryezjarrit, një tjetër ndërhyrje e kërkuar prej kohësh nga banorët. “Para disa muajsh përfunduam Unazën e fshatit Kryezjarr, me një gjatësi prej 1100 metrash, një kërkesë e banorëve. Tashmë jemi duke kryer një tjetër investim në fshatin Kryezjarr, për lidhjen me nënstacionin elektrik të Operatorit...