Kryetarja e Gjykatës Speciale kundër ndryshimeve në ligj, PDK dhe veteranët: Nuk keni treguar paanshmëri!

Kryetarja e Gjykatës Speciale kundër ndryshimeve në ligj, PDK dhe veteranët: Nuk keni treguar paanshmëri!

Ndryshimet e Ligjit për Gjykatën Speciale kanë nxjerrë për herë të parë në një deklaratë me ze dhe figurë, në një reagim kundërshtues, kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ekaterina Trëndafilova nga salla e konferencave në gjykatën speciale tha se organi i drejtësisë në Hagë është një gjykatë e pavarur, e cila i garanton të akuzuarve të drejta për një gjykim të drejtë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Por dalja e saj në prononcim publik ka sjellë reagime të forta në Kosovë. Nga PDK reagon sekretarja e përgjithshme e partisë, e cila ka kritikuar mënyrën e drejtimit të kësaj gjykate dhe ka kërkuar më shumë transparencë dhe llogaridhënie. Çitaku thotë se një video-adresim pa mundësi për pyetje nga gazetarët nuk u jep përgjigje...