Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani, kremtoi këtë të shtunë, 26 shtator, ditën e emrit, në të kremten e Jetëndërrimit të Ungjillorit Joan. Me këtë rast, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u mbajtën shërbesat e shenjta, të drejtuara nga Kryepiskopi Joan, në bashkëmeshim me anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në kremtime morën pjesë klerikë nga mitropolitë e vendit, si dhe qindra besimtarë. Në përfundim të Liturgjisë Hyjnore, Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla, në emër të Sinodit të Shenjtë, klerikëve dhe besimtarëve, i përcolli Kryepiskopit Joan urimet për shëndet dhe vite të shumta në drejtimin e Kishës. Nga ana e tij, Kryepiskopi Joan falënderoi anëtarët e Sinodit, klerikët dhe besimtarët e pranishëm, ndërsa në fjalën...
Burimi:
javanews.al