Kryeparlamentarja e Kosovës për ligjin e Speciales: Strategjia duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK në shkallën e Apelit!
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që vëmendja e institucioneve të përqendrohet në hartimin e strategjisë që do t’u shërbejë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e Apelit në Hagë. Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu bëri të ditur se ka kërkuar seriozitet dhe profesionalizëm në këtë proces. “Tashmë, Qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues për hartimin e strategjisë dhe unë gjithnjë kam kërkuar që e gjithë vëmendja të zhvendoset pikërisht te kjo strategji, e cila duhet të përpilohet në atë mënyrë që t’u shërbejë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e Apelit. Kam kërkuar vëmendje, seriozitet dhe profesionalizëm, në mënyrë që vëmendja dhe puna jonë të përqendrohen te kjo strategji. Unë e kam...
Burimi:
javanews.al