Kryeparlamentari iranian, Qaliba: Epoka e përgjigjeve proporcionale ndaj sulmeve amerikane ka marrë fund

Kryeparlamentari iranian, Qaliba: Epoka e përgjigjeve proporcionale ndaj sulmeve amerikane ka marrë fund

Kryeparlamentari iranian, Mohammad Baqer Qalibaf. Fotografi nga arkivi. Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ka paralajmëruar se Irani do t’u përgjigjet më fuqishëm çdo sulmi të mëtejshëm ndaj interesave dhe sigurisë së tij, duke thënë se epoka e “përgjigjeve proporcionale” ka marrë fund. Duke folur gjatë një seance të hapur parlamentare më 6 shtator, Qalibaf tha: “Çdo agresion ndaj interesave dhe sigurisë së Iranit do të marrë një përgjigje më të shpejtë, më të fuqishme dhe më të dhimbshme”. Qalibaf foli një ditë pasi ushtria amerikane tha se kishte goditur dhe shkatërruar tri cisterna iraniane të naftës pranë ishujve Harg dhe Jask, si dhe në Gjirin e Omanit. Komanda Qendrore e ushtrisë së SHBA-së (CENTCOM) tha se sulmet erdhën si përgjigje ndaj sulmeve...