Kryeministria si zonë ”lufte”, digjen pemë dhe hidhet gaz lotsjellës pa fund. Tentohet hyrja në Kryesinë e Kuvendit
Studentët dhe protestuesit vijojnë të qëndrojnë tek Kryeministria, edhe pse e gjithë zona aty është e mbuluar nga tymi i gazit lotsjellës që hedh herë pas here Policia e Shtetit për të shpërndarë turmën. Si përgjigje protestuesit kanë hedhur molotovë dhe janë djegur disa pemë tek Kryeministria. Nga ana tjetër, me mjete rrethanore po tentohet edhe të hapet dera e Kryesisë së Kuvendit. Përplasjet janë shtrirë edhe në rrugën ”Ismail Qemali” dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë dëmtuar pronën publike dhe kanë tentuar të krijojnë barrikada me vazo lulesh dhe blloqe betoni. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe bomba molotov në drejtim të godinës, ndërsa policia dhe efektivë të Gardës së Republikës kanë përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur turmën. Përplasjet janë shtrirë...
Burimi:
kohajone.com