Kryeministri Rama te komuniteti shqiptar në SHBA: Shqipëria që dikur trokiste në dyer që nuk i hapeshin, sot nuk pret më në korridor,…
Rama ndodhet në SHBA. Ai ishte sot në takimin me komunitetin shqiptar në Michigan. Fjala e plotë e Ramës: Faleminderit! Shumë faleminderit! Mirëse ju gjej këtu në Michigan ku rreh një nga zemrat më të forta shqiptare të Amerikës dhe dua të falenderoj me gjithë zemër dhe posaçërisht organizatorët e këtij takimi, Franin për së pari, i cili më dërgoi përpara disa kohësh një mesazh për të më shprehur dëshirën për ta organizuar këtë takim. Shumë faleminderit të gjithëve! Para pak ditësh po lexoja që jo shumë larg nga këtu ku jemi sot, dy apo tre vjet më parë, disa ‘’gjuetarë patash’’ vunë re për herë të parë një flamingo. Komisioni shtetëror i regjistrimit të shpendëve në Amerikë e certifikoi zyrtarisht praninë e këtij shpendi...
Burimi:
kohajone.com