Kryeministri Rama pritet me protesta nga studentët në QSUT, policia shoqëron disa aktivistë
Studentë dhe aktivistë kanë protestuar në ambientet e QSUT në Tiranë, në momentin kur Kryeministri Edi Rama kishte mbërritur për inaugurimin e shërbimit të ri të Kardiokirurgjisë. Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj kryeministrit përmes thirrjeve “Arrestoni Ramën”. Mësohet se ka ndërhyrë policia dhe sipas informacioneve paraprake, një aktivist dhe një student janë shoqëruar në komisariat pas protestës.
Burimi:
gijotina.com