Kryeministri Rama nga Detroiti: Regjistri Kombëtar i Diasporës, një sportel unik për shqiptarët jashtë atdheut!
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme me shqiptarët në Michigan, foli për rëndësinë e krijimit të Regjistrit Kombëtar të Diasporës, si një mekanizëm i ri që do të afrojë emigrantët me institucionet shqiptare. Në fjalën e tij, Rama theksoi se pas Samitit të katërt të Diasporës është nisur zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2030, e cila synon të materializohet hap pas hapi. Ai e përshkroi Shqipërinë si një “kantier në transformim”, ku procesi shoqërohet me vështirësi, vonesa dhe gabime, por ku rëndësi ka fakti që puna vazhdon dhe ndryshimi po merr formë. Diaspora, sipas tij, është një supervizor i këtij kantieri, sepse nga distanca ka mundësinë të shohë më qartë ndryshimet dhe të japë kontributin e vet. “Pas Samitit të...
Burimi:
javanews.al