Kryeministri Rama mbërrin në Berat në turin e takimeve për të diskutuar për reformën teritoriale

Kryeministri Rama mbërrin në Berat në turin e takimeve për të diskutuar për reformën teritoriale

“Sot në Berat, ku kokëfortësia kolektive e Poliçanit dhe këmbëngulja e disa zonjave të mirëpërgatitura të Dimalit, i dhanë diskutimit shijen e një ballafaqimi të posaçëm” shkruan Rama në publikimin e tij. Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u ndalur te ndikimi i riorganizimit të njësive vendore në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Kryeministri theksoi se ky riorganizim nuk cenon ofrimin e shërbimeve në Poliçan, Dimal dhe njësitë e tjera, por synon një administrim më efikas dhe krijimin e mundësive më të mëdha për zhvillim dhe investime në territor. Rama deklaroi se bashkimi njësive vendore nuk do të ndikonte në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke theksuar se ato do të vijojnë...