No Image Available

Kryeministri Rama: E informova Von der Leyen për Zvërnecin

Kryeministri Edi Rama e cilësoi vizitën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Tiranë si të rëndësishme për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama konfirmoi angazhimin e qeverisë për vijimin e negociatave dhe deklaroi se Shqipëria synon të nisë mbylljen e kapitujve para fundit të këtij viti, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre pritet të trajtohet gjatë vitit të ardhshëm. Në këtë kuadër, kryeministri tha se qeveria ka informuar presidenten e Komisionit Europian edhe për hapat e ndërmarrë për rritjen e transparencës dhe ndërveprimin me publikun përmes teknologjisë. Sipas Ramës, në ditët në vijim pritet të publikohet një platformë me dokumentacionin e plotë lidhur me procesin për projektin në Zvërnec....