Kryeministri polak, Donald Tusk: Rusia po përdor armë të rrezikshme, rreziku po afrohet te kufijtë tanë

Kryeministri polak, Donald Tusk: Rusia po përdor armë të rrezikshme, rreziku po afrohet te kufijtë tanë

Përshkallëzimi i veprimeve ruse po bëhet një realitet gjithnjë e më i dukshëm, ndërsa shembujt e tij po shfaqen gjithnjë e më pranë kufirit të Polonisë, deklaroi kryeministri polak, Donald Tusk. Deklarata e Tuske erdhi gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme me drejtuesit e shërbimeve të sigurisë, të thirrur pas sulmit rus ndaj një treni në territorin ukrainas, pranë kufirit polak. Sipas agjencisë polake PAP, Tusk paralajmëroi se sulmet e kryera gjatë natës tregojnë se Rusia është e gatshme të përdorë pajisje më të rrezikshme se ato të përdorura deri tani, konkretisht dronë me motor reaktiv. “Sulmet e kryera gjatë natës tregojnë se rusët janë të gatshëm të përdorin pajisje më të rrezikshme se ato që kanë përdorur deri tani, konkretisht dronë me motor reaktiv”, deklaroi...