Kryeministri në detyrë Albin Kurti priti xhudistët: Xhudoja na ka treguar se çfarë mund të arrijë Kosova
8 September, 2026 - 10:00 Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritë në takim mjeshtrin e xhudos Driton Kuka dhe xhudsitët fitues në Lojërat Mesdhetare. “Bashkë me Kryemjeshtrin Driton Kuka dhe ekipin e xhudos, folëm për suksesin e radhës të sportit që tash e shumë vite po e mban Kosovën në mesin e më të mirëve në botë. Laura Fazliu u kthye me medalje të argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj me medalje të bronzta. Pas secilës prej tyre qëndrojnë vite pune, disipline dhe një sistem që ka dëshmuar se rezultatet e mëdha nuk vijnë rastësisht. Por takimi ynë ishte edhe për atë që vjen pas Tarantos. Diskutuam rezultatet dhe analizat e para nga Lojërat Mesdhetare, çfarë duhet të mësojmë...
Burimi:
kultplus.com