Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Zjarri te “5 Maji” shuhet pas 5 orësh, aktive vetëm vatra të vogla në brendësi të magazinës
Pas rreth pesë orësh ndërhyrje intensive, zjarri i rënë në një magazinë me rroba të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë është shuar. Aktualisht, në brendësi të kapanoneve kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla zjarri, ku forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të tyre. Zjarri, që ra mbrëmjen e 8 janarit, u përhap me shpejtësi për shkak të materialeve tekstile dhe plastike që ndodheshin në magazinë, duke shkaktuar flakë të mëdha dhe re të dendura tymi në zonë. Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan 72 efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe 13 mjete zjarrfikëse nga Tirana, Vora, Kamza dhe Elbasani. Ndërhyrja e tyre bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij në objekte të...