Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Zjarri shkatërroi qindra biznese, tregtarët: Mundi i shumë viteve punë humbi në pak minuta
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentin e shpërthimit të zjarrit në tregun e ish-uzinës Dinamo në rrugën “5 Maji”. Një flakë e vogël u shfaq fillimisht në pjesën e brendshme të një dyqani, në një kabull elektrik, e më pas u përhap me shpejtësi në bizneset përreth, të ndërtuara kryesisht me materiale të lehta dhe lehtësisht të djegshme. Në total u shkrumbuan dy kapanone me më shumë se 100 magazina, me një sipërfaqe totale prej 10,000 metër katrorë. Një ditë pas zjarrit, pamja në treg është e zymtë: stenda të shkrumbuara, tenda të rrëzuara, mallra të djegura dhe tym i vazhdueshëm. Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa shumë tregtarë u gjendën përballë shkatërrimit total të bizneseve të tyre. Ata akuzojnë forcat zjarrfikëse se...