Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Një zjarr ka rënë në një banesë private në lagjen “Loni Dhamo”, ku jetonin dy persona. Si pasojë e flakëve, banesa është përfshirë pothuajse tërësisht nga zjarri, ndërsa rrezikohet edhe një tjetër banesë ngjitur. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për izolimin e zonës. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Për arsye sigurie, energjia elektrike në zonë është ndërprerë. Si pasojë e tymit, një vajzë 12-vjeçare është dërguar në spital me shenja asfiksie, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.