Zgjerohet harta e përmbytjeve, Erzeni vijon të mbulojë shtëpi e toka nga Durrësi në Shijak. Rrezikohet edhe Qerreti

Zgjerohet harta e përmbytjeve, Erzeni vijon të mbulojë shtëpi e toka nga Durrësi në Shijak. Rrezikohet edhe Qerreti

Situata në territorin e Bashkisë Durrës vijon të jetë e rënduar si pasojë e reshjeve intensive dhe daljes së lumit Erzen nga shtrati, i cili ka shkaktuar përmbytje në disa zona. Aktualisht, kanali i Tonës ndodhet në nivel maksimal, ndërsa hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallajt po punojnë me kapacitet të plotë. Dalja e Erzenit dhe çarja e argjinaturës kanë përmbytur fshatrat Erzen dhe Fllakë, ndërkohë që edhe Qerreti është në rrezik. Deri më tani llogariten rreth 1,000 ha tokë bujqësore të përmbytura. Në Sukth gjithashtu janë rreth 5,000 ha tokë bujqësore të përmbytura; lagjet 2, 3, 4 dhe pjesë e qytetit vijojnë të mbeten nën ujë. Edhe në Bashkinë Shijak situata është e rëndë, veçanërisht në Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj, me prani uji në...