Zgjedhjet në Kosovë/ Autoritetet kryejnë aksion në Malishevë mbi dyshimet për manipulim të votave
Autoritetet për zbatimin e ligjit janë duke e kryer një aksion në komunën e Malishevës, si pjesë e një hetimi për manipulimin e dyshuar të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë (REL) një zyrtar. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drin Domi, i tha REL-it persona të dyshuar janë duke u marrë në pyetje lidhur me dyshimet se kishin falsifikuar vota brenda partive politike të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Domi nuk tregoi se sa të dyshuar po merren në pyetje e as nuk dha hollësi të tjera rreth aksionit, duke thënë ai është në zhvillim e sipër. "Tani për tani mund të them vetëm kaq. Më shumë hollësi do t'i bëjmë...
Burimi:
syri.net