Zbulohet “shtëpia e dro’gës” në Spanjë, shqiptari tenton arratisjen me litar nga tarraca
Një banesë që dukej e zakonshme në qytetin e Boquiñeni (Ribera Alta del Ebro) Spanjë u zbulua se fshihte një plantacion të marijuanës, të përgatitur për rritje dhe tharje. Operacioni policor, i zhvilluar të martën, përfundoi me sekuestrimin e 35 kilogramëve me maja dhe gjethe të grira të drogës dhe arrestimin e një shqiptari që merrej me kultivimin. Hetimi kishte nisur në janar, pasi një kompani elektrike raportoi një manipulim të furnizimit elektrik në banesë. Kontrolli i policisë konfirmoi një lidhje të paligjshme me rrjetin, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 18.296 euro. Gjatë vëzhgimeve, hetuesit vunë re sjellje të dyshimta: njerëz që hynin me çanta dhe ushqime dhe qëndronin brenda pa dalë, tipike e kultivimeve të paligjshme. Me autorizim gjyqësor, policia ndërhyri me pjesëmarrjen e Grupit...
Burimi:
ntv.al