Zbulohet “shtëpia e barit” në Velipojë, dy të arrestuar, policia jep detaje

Zbulohet “shtëpia e barit” në Velipojë, dy të arrestuar, policia jep detaje

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër “shtëpi bari”, kësaj radhe të vendosur në Velipojë. Policia ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili kishte marrë një banesë me qira aty dhe e kishte përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave. Në prangat e policisë ra dhe një punonjës i OSHEE-së ndërsa dy të tjerë u proceduan penalisht për shpërdorim detyre. “Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. B., 22 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës. Në vijim të operacionit u ndalua edhe shtetasi R. V., 25 vjeç, banues në Shkodër, dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. U., 50 vjeç, dhe Gj. T., 59 vjeç, të dy banues në Velipojë dhe punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në...