Zbulohet magazina me mbi 10 mijë suplemente ushqimore e bimore të skaduara, në kërkim pronari

Zbulohet magazina me mbi 10 mijë suplemente ushqimore e bimore të skaduara, në kërkim pronari

Policia e Tiranës ka zbuluar në magazinën e firmës “Limited Charm” mbi 10 mijë suplemente ushqimore e bimore të skaduara dhe ka shpallur në kërkim administratori me origjinë nga Bosnjë dhe Hercegovina. Polica bën me dije se në kërkim është shtetasi Jasmin Trebo, nddërkohë kanë nisur hetimet edhe për 2 punonjës të magazinës, shtetasit me iniciale J. G., 30 vjeç dhe M. Ç., 26 vjeç. Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare gjetën dhe sekuestruan aty, mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara, pa pullën e Agjencisë së Barnave dhe pa atë të Ministrisë se Financave, si dhe pa etiketa në gjuhën shqipe. Njoftimi i policisë Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Prokuroria,...