Zbulohen dy lokale ku organizohen lojërat e fatit në Tiranë, në pranga administratorët
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Multigames”, duke goditur dy subjekte ku organizoheshin ilegalisht lojëra fati përmes kompjuterëve dhe celularëve. Në pranga ranë tre shtetas, përkatësisht administratorë dhe punonjës të lokaleve të konstatuara në shkelje. Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar të dyja subjektet, 6 njësi kompjuterike dhe monitorë, 4 celularë dhe bileta me baste sportive. “Në vijim të kontrolleve të bazuara te puna operative, me objektiv evidentimin e subjekteve të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Multigames”. Gjatë operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. K, 20 vjeç, S. M., 24 vjeç dhe E. B., 18 vjeç,...
Burimi:
vizionplus.tv