Zbulohen 2 “shtëpi bari” në Vaun e Dejës, arrestohet 31 vjeçari, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Zbulohen 2 “shtëpi bari” në Vaun e Dejës, arrestohet 31 vjeçari, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Është finalizuar faza e pestë e operacionit policor të koduar “Neonët 5”, ku janë zbuluar 2 ambiente në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Si pasojë është arrestuar një 31-vjeçar, Aurel Çelaj dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë. Gjithashtu janë ndaluar edhe 3 punonjës të OSHEE-së Flogert Hila, Aleksandër Gjovalini, dhe Zef Nikolli. Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar 583 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 7 kg e 490 gr kanabis, 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 3 celularë. “Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e...