Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj më në fund do të mund të njihet me të gjitha aktet hetimore. Veliajt i janë dërguar sot në 11 mars me furgon të gjitha materialet në burgun e Durrësit, me rreth 28 mijë faqe. Kujtojmë se më datë 9 mars, trupa legjitimoi avokaten kryesisht Valentina Teodoresku, që të pandehurit Erion Veliaj t’i vihen në dispozicion të gjitha aktet hetimore. Gjykata, siç rezulton nga proces-verbalet paraprake, tha se i pandehuri Veliaj duhet të njihej me aktet e dosjes hetimore. Trupa gjykuese vlerësoi se duhet t’i vërë në dispozicion të pandehurit të gjithë fashikujt e hetimit. Në seancën e fundit, nuk ishte i pranishëm kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, as bashkëshortja e tij Ajola Xoxa. Gjykata konstatoi se i pandehuri Erjon...