Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)
Zbardhet vrasja e kryer në fshatin Guci e Re, Shkodër. Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Pesha e krimit”, duke arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së shtetasit P. P., e ndodhur më 27 shkurt 2025. Si rezultat i hetimeve intensive të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, janë identifikuar dhe vënë në pranga shtetasit Klaudio Lisaj, 20 vjeç, banues në fshatin Mgull, dhe Vasel Koçeku, 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Sipas Policisë, arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor “Pesha e krimit”, i cili u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër. Dy të arrestuarit...