Zbardhet dosja mbi vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos: Konflikti nisi me një grek, por ekzekutimi u pagua

Zbardhet dosja mbi vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos: Konflikti nisi me një grek, por ekzekutimi u pagua

Gjatë emisionit “Në Shënjestër”, u transmetua dokumentari për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos në Greqi, ku sipas të dhënave paraprake, autori dyshohej se ishte një I burgosur grek, 28-vjeçari grek, Kristos Vardhuniotis. Sipas materialit që disponon emisioni “Në Shënjestër”, pas hetimeve të thelluara rezultoi se vrasës i vërtetë mund të ishte një shqiptar, i paguar nga jashtë burgut. Dhe se greku që u dyshua në fillim si i tillë mund të ishte i kërcënuar, për ta marrë përsipër këtë vrasje. Ky vrasës shqiptar u identifikua si Xhuliano Halili. 44-vjeçari nga Tepelena, i njohur për mënyrën e tij mizore dhe të paskrupullt në kryerjen e vrasjeve. Halili që sipas hetimeve e kishte qelinë ngjitur me atë të Jani Aliaj, në sektorin nr 3...