Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit këtë të martë nga Spitali Infektiv i Durrësit, ku kishte shkuar për të kryer disa vizita mjekësore.  Altin Ndoci duke u larguar me vrap dhe polici me armë në dorë  Sipas raportimeve, ai kishte shkuar në spital bashkë me një të paraburgosur tjetër dhe shoqëroheshin në total nga 5 efektivë policie, ndërsa dy qëndronin në furgon poshtë spitalit.  Në një moment, Ndoci ka kërkuar që të shkonte në tualet dhe është shoqëruar nga dy efektivë. Sapo ka dalë nga tualeti, ai i ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit.  Ngjarja dyshohet të ketë qenë e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi e bardhë në pjesën e...