Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës, 22-vjeçari: Kam qenë jashtë kur dëgjova të shtënat, tentova t’i jap ndihmën e parë

Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës, 22-vjeçari: Kam qenë jashtë kur dëgjova të shtënat, tentova t’i jap ndihmën e parë

Erisjaldo Gjuta, i dashuri 22-vjeçar i 18-vjeçares që u vetëplagos në hotelin “Gjuta” në Tiranë ka deklaruar se ka qenë jashtë me të atin në momentin që ka dëgjuar të shtënën e armës. Sipas tij janë ngjitur me vrap në dhomën ku ishte e dashura, dhe e kanë gjetur të plagosur. Fillimisht kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por kur kanë parë se gjendja është serioze kanë vendosur që ta çojnë në spital. Arma është e Erisjaldos dhe akoma nuk është gjetur. Deri në këtë fazë nuk ka indicie që ngjarja të ketë dinamik tjetër, përveç asaj të vetëplagosjes. E reja ka tentuar edhe herë tjetër të pres damarët.