Zbardhet atentati në Lezhë, shpallen në kërkim tre autorët, të gjithë anëtarë të fisit Ndoka
Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim katër persona në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e 1 shkurtit 2026 në fshatin Rrilë të Njësisë Administrative Shënkoll, ku mbeti i plagosur me armë zjarri pronari i berberhane, 30-vjeçari Sokol Daci. Personat e shpallur në kërkim janë; Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka, të tre nga fisi Ndoka. Ndërsa personi tjetër i shpallur në kërkim është Merando Nikulaj, i cili ishte brenda në berberhane. Policia bën me dije se për shkak të hetimeve në vijim, nuk mund të jepen të dhëna të tjera, ndërsa puna vijon për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Shënjestra e atentatit të ndodhur të dielën në mbrëmje në Rrilë të Lezhës, sipas policisë, ka qenë 21-vjeçari Merando...
Burimi:
javanews.al