‘Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona’/ Porcari në zi për tragjedinë që shoi një familje shqiptare

‘Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona’/ Porcari në zi për tragjedinë që shoi një familje shqiptare

“Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona”. “Na mungon tashmë”. “Shkëlqeje dhe do të shkëlqesh”. Kështu shokët e shkollës dhe miqtë kujtojnë 15-vjeçaren me origjinë shqiptare që humbi jetën së bashku me babanë Arti, nënën Jonida dhe vëllain Hajdar nga rrjedhja e monoksidit të karbonit që të mërkurën në mbrëmje shkatërroi familjen Kola në Porcari. Nxënëse e klasës së tretë të shkollës së mesme të ulët në Camigliano, fraksion i Capannorit, për Xhesikën, siç e quanin miqtë, drejtoresha e institutit Gloria Giuliani ka shkruar një letër drejtuar gjithë komunitetit shkollor, në të cilën shpreh “ngushëllime të thella” për ngjarjen, “duke u bashkuar me pjesëmarrje të sinqertë me familjarët, në këtë moment dhimbjeje të madhe”. Nxënësit e Camiglianos po mbështeten nga një psikologe, e aktivizuar nga shkolla. Mbrëmjen e së enjtes shumë...