Vuri të dhënat e TIMS në dispozicion të grupit kriminal, GJKKO dënon me 2 vjet burg ish-shefin e Krimeve, Erjon Dani
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur më 5 shkurt 2026 vendimin për tre të pandehurit Musa Gjikola, Erjon Dani, ish-shef i Krimeve në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, dhe Vilson Roçi, të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Në përfundim të procesit, trupa gjykuese i shpalli fajtorë të tre të pandehurit, duke dënuar përfundimisht Musa Gjikolën me 1 vit burgim, Erjon Danin me 2 vite burgim dhe Vilson Roçin me 1 vit burgim. Lexo edhe: Shefi i Policisë Kriminale bashkëpunonte me grupin kriminal/ Zbulohet skema e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine Dani...
Burimi:
syri.net